Rrugët e Laçit dhe Shpëtim Duros janë ndarë përfundimisht. Trajneri 62-vjeçar largohet nga drejtimi i kurbinasve pas një eksperience prej 9 muajsh.
Duro udhëhoqi Laçin drejt luftës për titullin kampion deri në javën e fundit të kampionatit dhe gjithashtu arriti të dërgonte kurbinasit deri në turin e tretë të Ligës së Konferencës duke hyrë në histori të klubit.
Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Laçit me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Instagram” dukë falënderuar Duron për punën e bërë gjatë këtyre muajve.
Postimi i Laçit
Shpëtim Duro nuk është më trajneri i skuadrës sonë.
Pas një vere emocionuese për të gjithë, kemi vetëm fjalë të mirë për Duron për punën e bërë në krye të ekipit dhe gjithçka tjetër.
I urojmë sukses në vazhdim dhe i falënderojmë për çdo ditë të punës së tyre në krye të skuadrës tonë, punë e bërë për rritjen e ekipit dhe arritjen e objektivave. Faleminderit profesor Duro!