Vllaznia tashmë e ka trajnerin e saj. Ai është Shpëtim Duro. Vendimi është marrë nga drejtuesit e klubit dhe është zyrtarizuar sonte. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi. Ka qenë Këshilli I trajnerëve, ai që është mbledhur pasditen e djeshme dhe pasi ka studiuar kandidaturat e paraqitura nga drejtori sportiv Armir Grima, ka vendosur për teknikun kryeqytetas. Pas kësaj, emri I propozuar ka shkuar po sonte në zyrën e kryebashkiakut I cili është njeriu që vendos për këtë gjë. Sigurisht që z. Luka pavarësisht se është presidenti I Vllaznisë, i ka besuar zgjedhjes që ka bërë grupi I specialistëve dhe ka dhënë Ok-in për Duron. Në këtë mënyrë, komunikimi me trajnerin është bërë që sonte dhe në këtë mënyrë Vllaznia është tashmë me trajner.

Pritet që zyrtarizimi I tij të bëhet gjatë ditës së nesërmme por ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se nuk pritet asnjë ndryshim kursi për të patur ndonjë problem sa I takon ndëshkimit të kontratës. Në këtë mënyrë, historia e trajnerit të Vllaznisë më në fund merr fund. Emri I Shpëtim Duros përmendet që në muajin shkurt të këtij viti megjithatë vetëm para një muaji e gjysëm kanë nisur zyrtarisht kontaktet me të. Takimi përcaktues ka qenë ai I dy javëve më parë kur ai është ulur në tavolinë me nënkryetarin e Bashkisë Ritvan Troshani, administratorin Kujtim Shaba dhe drejtorin sportiv Armir Grima. Që atë ditë, për pankinën kuqeblu kanë dalë në skenë edhe kandidatë të tjerë ku kandidati më I fortë duket se deri mbrëmë ka qenë Armando Cungu por drejtuesit e klubit shkodran kanë vendosur t’I besojnë më tepër përvojës së Duros.
Gjergj KOLA