FSHF ka vendosur që të shtyjë të gjitha aktivitetet e kësaj jave futbollistike.
Federata ka vendosur që këtë javë të ndërpriten të gjitha aktivitetet, ndërsa shprehet se sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë.
Do të jetë Sektori i Garave në FSHF që do njoftojë ditët në vijim për kur do luhen ndeshjet e spostuara.
NJOFTIMI I FSHF
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.
Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë.
Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar.