Skënderbeu arriti të zhvillonte një sezon relativisht të mirë vitin e kaluar, ku kapi zonën “Final 4”, duke u pozicionuar në vendin e tretë.

Klubi korçar ka të njëjtin objektiv edhe këtë sezon, dhe pse jo edhe më mirë.

Për këtë arsye, si çdo ekip tjetër i Kategorisë Superiore, edhe ata janë impenjuar në merkato. Këtë herë goditje vjen nga Kolumbia. Bëhet fjalë për mbrojtësin 21-vjeçarë, Luço Vazkes, i cili ka nënshkruar për 3 sezone me korçarët.

Zyrtarizimin e transferimit, Skënderbeu e bëri me anë të një postimi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.