Largimet e trajnerve vijojne dhe jo vetem ne kategorine Superiore. Keshtu ka ndodhur se fundi edhe nje njerin prej ekipeve te kategorise se dyte.

Keshtu Anxhelo Suta nuk do të jetë më trajner i Shkumbinit. Klubi peqinas dhe tekniku kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin mes tyre, me Sutën që nuk do të jetë trajner i tyre përgjatë sezonit aktual.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 39 vjeçari me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Suta ka njoftuar largimin e tij nga Shkumbini, teksa nuk mungojnë falenderimet.

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Shkumbinit. Falenderoj shefin e klubit, Lorenc Nuka për bashkëpunimin dhe KF Shkumbinin i uroj suksese”, shkruan Suta në “Facebook”.