Nëprëmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjete sociale, klubi i Erzenit ka komunikuar se në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Shijakut është marrë vendimi për të dhënë me qira stadiumin “Tofik Jashari”, Shoqatës Klubi i Futbollit Erzeni. Klubi sëbashku me Bashkinë synojnë të rinovojnë impjantin Tofik Jashari për të plotësuar kushtet e vendosura nga FSHF.
Njoftimi Zyrtar:
“Të nderuar sportdashës dhe tifozë të ekipit ERZENI !
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Shijak, është votuar me shumicë të cilësuar për dhënien në Huapërdorje Shoqatës Klubi Futbollit Erzeni stadiumi Tofik Jashari.
Sot finalizohet me sukses puna voluminoze disa muajore e aktorëve të angazhuar në këtë proçes të rëndësishëm.
Angazhimi personal i Kryetarit të Bashkisë Z. Elton Arbana, i hap derën dhe jep mundësinë që të punohet për të patur një shtëpi futbolli sipas kushteve bashkohore dhe sipas kritereve të liçencimit për K. F ERZENI.
Shoqata Klubi i Futbollit Erzeni, në Bashkëpunim me Bashkinë Shijak synon të tjetërsojë pamjen e Stadiumit Tofik Jashari, duke u harmonizuar me të gjithë infrastrukturën dhe investimet e rëndësishme që janë bërë në Bashkinë Shijak.
Ekipit të Erzenit i urojmë suksese, duke garantuar lojtarët, tifozët dhe qytetarët e Shijakut se angazhimi për të mirën e futbollit dhe qytetit do të jetë i përditshëm.”