Xhevahir Sukaj nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Partizanit në vijimin e sezonit dhe ka ndërprerë marrëveshjen me klubin kryeqytetas duke qenë një lojtar i lirë. Lajmi që qarkullonte prej ditësh në ambientin e klubit, sot është konfirmuar nga burime pranë klubit, pasi futbollisti ka ndërprerë me mavrrëveshje kontratën që kishet me të kuqtë.
Sukaj ka luajtur në 10 ndeshje duke shënuar 2 gola në këtë sezon te Partizani, por nuk i është afruar asnjëherë formës që tregoi në edicionin e parë që veshi fanellën e të kuqve.
Në sezonin 2015-2016 ai u kthye në idhullin e tifozerisë së Partizanit pasi realizoi 21 gola për ta mbajtur gjatë gjithë sezonit në garë ekipin për vendin e parë. Por që pas transferimit te Perak e kthimit të tij në Shqipëri, përsëri për të veshur fanellën e kuqe, ai e kishte të vështirë të gjente formën më të mirë, i ndalur shpesh nga dëmtimet.
Duke parë se nuk do të kishte më hapësira me afrimin e lojtarëve të rinj në janar, Sukaj ka kërkuar ndërprerjen e kontratës dhe klubi ia ka plotësuar kërkesën. Sulmuesi ka nisur negociatat me klube të tjera në futbollin shqiptar, por nuk është e thënë që të qëndrojë medoemos në Superiore, pasi ka ofertë edhe nga Tirana që gjendet në Kategorinë e Parë. Nderkohe ende nuk ka asnje informacion nese Vllaznia eshte e interesuar apo jo per Sukajn ndonese ajo ka nevoje me shume se kurre per perforcine ne sulm. vipsport.al/