Sulmuesi me origjine nga Malesia e Madhe Armando Broja është lojtari më i ri i Vitesse. Lojtari I Kombëtares së moshave kuqezi është huazuar nga Chelsea drej elitës së futbollit hollandez, duke u prezantuar me skuadrën satelit të bluve të Londrës në Hollandë.

Sulmuesi 18 vjeçar nënshkroi në janar të këtij viti kontratën e parë profesioniste me Chelsean, ndërsa ndjek rrugën e shumë talenteve të klubit që ju jepet mundësia e aktivizimit te skuadrat e tjera për të marrë më shumë eksperiencë.

Lojtari sezonin e ri do e zhvillojë në Hollandë me Vitessen, ndërsa Frank Lampard ka besim në aftësitë e djaloshit që me fanellën e Chelsea debutoi edhe në Premier League.

Duke luajtur ne kampionatin hollandez, 18 vjeçari pritet te marre eksperiencen e duhur, per t’u kthyer serish ne Angli, aty ku deshiron te pasoje karrieren e tij te metejshme.