Lajmi i diteve te fundit eshte zyrtarizuar sot. Sulmuesi shkodran qe luan me Romen- Kevin Zefi, ka lene Irlanden me te cilen luante deri me tani, i eshte bashkuar kombetares kuqezi. Fillimisht asaj U21, por sigurisht qe do te jete ne vemendjen edhe te stafit te ekipit te pare.
Nje gje e tille eshte bere e ditur ne publikimin e listes se kesaj kombetareje nga ana e trajnerit Alban Bushi, per dy ndeshjet miqesore qe do te zhvilloje më 21 mars kur do të përballet me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00, ndërsa më 25 mars do të luajë kundër Luksemburgut në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30.
Kevin Zefi konsiderohet nje lojtar me shume te ardhme dhe deri me tani ka luajtur me te gjitha ekipet kombetar te moshave te Irlandes, vend dhe ku ka lindur. Por me dy prinder nga Shkodra, ai nuk ka arritur ta harroje vendin e te pareve dhe si rrjedhoje i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se kombetares kuqezi.
Tashme mbetet per t’u pare se sa i rendesishem do te jete per skuadren e drejtuar nga Bushi, por me siguri qe talenti i tij do te spikase menjehere qe ne ndeshjen ndaj Greqise.(www.shkodrasport.com)