U perfol prej ditesh dhe sot eshte zyrtarizuar. Sulmuesi shkodran Eridon Qardaku firmos dhe prezantohet zyrtarisht tek skuadra e Superliges, Dinamo. Ka qene drejtori sportiv i bluve, Luan Pinari qe e ka prezantuar kete futbollist.
Nderkohe vete klubi dinamovit per kete perforcim te merkatos shkruan:
“Lojtari 23-vjeçar, i cili luan në të dy krahët e sulmit, ka firmosur një kontratë 2+1 me klubin tonë. Ai do të veshë fanellën blu, pas eksperiencave me Bylisin dhe Vorën së fundi. Mirë se vjen Eridon!”
Kujtojme qe Qardaku eshte formuar si sportist tek Akademia Vllaznia, por nuk arriti te luante me ekipin e pare sepse lojtari vendosi ta vazhdonte karrieren ne Ballsh, nderkohe qe tani do te tentoje te beje mire ne nje tjeter skuader te Superliges siç eshte Dinamo./www.shkodrasport.com/