Zvicerianët e Jang Bojs kanë zyrtarizuar huazimin e talentit të Shpresave, Taulant Seferi. Mesfushori 21-vjeçar ëshë huazuar në ligën e dytë zviceriane dhe deri në fund të sezonit do të luajë për ekipin e Vohlenit.
Ka qenë vetë ekipi i Jang Bojsit që ka lajmëruar huazimin e shqiptarit nëpërmjet një njoftimi në sajtin e klubit. “Jang Bojs ka huazuar Taulant Seferin te ekipi i Vohlen, deri në fund të sezonit. 21-vjeçari është rikthyer nga dëmtimi dhe presim të arrijë formën te ekipi i Vohlenit”- shkruhej në njoftimin zyrtar.
Seferi vuante nga një dëmtim dhe nuk ka mundur të gjejë hapësirën e nevojshme me ekipin e Jang Bojsit. Ai nuk ishte i grumbulluar as në ndeshjen që zvicerianët luajtën në Shqipëri përballë Skënderbeut në kuadër të Ligës së Europës.
Seferi ka luajtur edhe për ekipet zinxhir të Maqedonisë, por në fund ai zgjodhi Kombëtaren e Shqipërisë dhe aktualisht aktivizohet me Shpresat kuqezi. /vipsport/