E ardhmja e talentit shqiptar Meritan Shabani duket se do të jetë te Bajern Mynihu pasi gjatë ditës së sotme, ai ka firmosur një kontratë të re me klubin bavarez deri në verën e vitit 2020.
Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Bajernit, ku Shabani prezantohet si një talent mjaft premtues, pasi më parë ka qenë pjesë e padiskutueshme e formacionit të moshave, ku në 20 ndeshje ka arritur të shënoj 8 gola dhe të japë 5 asiste.
Ai është grumbulluar edhe disa herë nga tekniku Jup Henikes madje në ndeshjen ndaj Eintrat Frankfurtit, Shabani e nisi si titullar.
Kontrata e mëparshme e Shabanit, skadonte në vitin 2019 por klubi ka vendosur që t’ia rinovojë edhe për një sezon tjetër duke qenë se te ai kanë besim se mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen.
Për sa i përket kombëtareve, Shabani ende nuk ka pasur një prezencë as me Shqipërinë as me Kosovën por me siguri që nuk do të mungojnë kërkesat për të, ku në garë mund të hyjë edhe Gjermania. /vipsport/