Tani nuk ka më dyshime, mesfushori Andreas Perreira është lojtari më i ri i Lacios, i cili vjen nga skuadra e Mançester junajtid.
Ka qenë vetë klubi italian, që ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit, i cili pasi ka përfunduar vizitat mjekësore ka firmosur me bardhekaltrit.
Një lëvizje e zgjuar e Igli Tares në merkato, teksa 24-vjeçari është afruar në huazim me të drejtë blerje për shifrën e 24 milionë eurove.
Pereira tashmë ka mbyllur të gjitha procedurat dhe nga dita e nesërme do të vihet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzagi, të cilit i shtohet një forcë në mesfushë, duke parë kalendarin e ngjeshur.
Kjo për faktin se Lacio këtë sezon përveç kampionatit dhe Kupës, luan edhe në Ligën e Kampioneve.