Mesa duket tashmë çdo gjë ka marr fund dhe Erjon Vucaj do të jetë pjesë e Luftëtarit për sezonin e ri.
Në një foto të publikuar nga lojtari i gjirokastritëve Behar Ramadani, ai shihet bashkë me “patriotin” e tij Vucaj në Slloveni, ku jugorët po kryejnë fazën përgatitore përpara debutimit në Europa League.
Mesfushori i Vllaznisë përflitej prej kohësh se ishte pranë kalimit te Luftëtari, e mesa duket tashmë kjo është përfundimtare duke parë që futbollisti shkodran ka udhëtuar me skuadrën në tokën sllovene.
Atje ai ka gjetur dhe shoqërinë e lojtarit tjetër nga qyteti verior, i cili mbase edhe ka ndikuar në vendimin e Vucaj për të kaluar në Gjirokastër./newsport/