Kishte dy dite qe perflitej por vetem mbremjen e sotme eshte zyrtarizuar. Mesfushori shkodran Alsid Tafili eshte futbollist i Terbunit te Pukes.
Futbollisti 34 vjeçar me mbi 200 ndeshje te luajtura ne Superlige ka arritur te shkepuse maredheniet me ekipin e Beses dhe kete e ka bere duke e falenderuar per bashkepunimin qe ka patur prej nje sezoni e gjysem me te.
Por nga ana tjeter, vete klubi pukjan pak minuta me pare ka zyrtarizuar edhe firmen ne kontrate me Tafilin, qe rikthehet tek Terbuni pas 13 vitesh. Ja njoftimi i tij:
ZYRTARE:
Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka firmosur për gjashtë muaj me mesfushorin, Alsid Tafili me opsion rinovimi dhe për një sezon tjetër.
TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë i urojnë mirëse ardhjen në ekipin tonë ku pas 13 viteve rikthehet në shtëpi dhe shpresojmë që të japë gjithçka për fanellen tonë kuqebardh ku mbështetja jonë nuk do ti mungojë në asnjë moment si para 13-të viteve! Urime dhe shumë suksese të dëshirojmë Alsid!