Teuta ka arritur të zyrtarizojë një tjetër afrim në këtë merkato. Durrsakët kanë prezantuar ish-kapitenin e Kukësit, Mario Beshiraj.
Sulmuesi përforcon repartin e avancuar, ndërsa shton edhe forcat në sulm. Lojtari kryeqytetas mbylli aventurën e tij me Kukësin, teksa rikthehet në Superiore për të lënë sërish gjurmë.
“MIRËSEVJEN MARIO BESHIRAJ!
KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Mario Beshiraj. Sulmuesi i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte tek ekipi i Kukësit. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje Beshirajt në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë. #forcateuta”, ka shkruar klubi.