Vetëm 5 muaj dhe lamtumirë! Aventura e Armando Vajushit te Teuta ka përfunduar me një komunikim për shtyp të sotëm të klubit durrsak, që ka ndërprerë raportin.

Në fakt, në kontratën që palët firmosën në fund të janarit flitej pikërisht për mundësinë e rinovimit pasi të mbyllej sezoni dhe ndoshta pjesëmarrja në Kupat e Europës.

Por, rrugët e shkodranit dhe Teuta janë ndarë. Vajushi ka luajtur vetëm 9 ndeshje, në total 410 minuta, duke mos lënë gjurmë. Aventura e tij te Teuta nisi me dëmtim dhe u desh kohë të rikuperonte.