Interi ka konfirmuar nënshkrimin e sulmuesit francez Marcus Thuram si transferim i lirë.

25-vjeçari iu nënshtrua testeve mjekësore me Nerazzurrët në fillim të kësaj jave.

Ai besohet të ketë nënshkruar një kontratë me vlerë 6.5 milionë euro në sezon deri në qershor 2028.

“Marcus Thuram është i shpejtë. Ai ka qenë gjithmonë i shpejtë, për të arritur qëllimet e tij dhe për të kapërcyer çdo pengesë në rrugën e tij”, thuhet në një deklaratë të Interit. /Telegrafi/