Fjoart Jonuzi është zyrtarisht futbollisti më i ri i Tiranës. Mesfushori kuksian është prezantuar nga klubi bardheblu pak momente më parë, duke ndryshuar në këtë mënyrë skuadër pas 3 vitesh.
26-vjeçari shkëlqeu këtë sezon me fanellën e Vllaznisë, aty ku shënoi edhe 7 gola duke qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm.
Kështu, Tirana plotëson vendin bosh të lënë nga Albano Aleksi, duke prezantuar një nga mesfushorët që ka spikatur më shumë.
Jonuzi e njeh mirë Superioren pasi për 3 sezone ka luajtur me Vllazninë, ndërkohë që ka luajtur në të shkuarën edhe me Kukësin e me Laçin, para se të shkonte te Gjilani në Kosovë.