Mustafë Abdullahu është futbollisti më i ri i Karlsruher në Gjermani. Portieri i cili ishte i huazuar nga Tirana në Kosovë te Malisheva, tashmë është bërë pjesë e një tjetër transferimi të tillë.

Abdullahu do të jetë në formë huazimi nga Tirana tek skuadra e Karlsruher, e cila militon në Bundesliga 2, që është liga e dytë për nga rëndësia në Gjermani.

Ky do të jetë një huazim i vlefshëm deri më 30 qershor të këtij viti.

Kujtojmë se gjatë verës, interesim për gardianin 20 vjeçar kishte edhe nga Borussia Dortmund në Gjermani, apo Ipswich në Premier League. Megjithatë, edhe kalimi te Karlsruher është një hap i rëndësishëm për Abdullahun.