Tirana nuk ka humbur kohë dhe ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme teknikun e ri. Bëhet fjalë për trajnerin Blendi Shkëmbi.Tekniku korçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin kryeqytetas. 44-vjeçari ka drejtuar më parë klube si Liria e Ballkani (Kosovë) dhe Teuta e Dinamo (Shqipëri).
Ndërkohë që ka punuar edhe si trajner i kombëtareve U19 dhe U17 të Shqipërisë. Në fakt si trajner ai ende nuk ka arritur të tregojë asnjë vlerë pozitive, por kjo nuk ka ndikuar tek drejtuesit e Tiranës që i kanë besuar pankinën e tyre. Ja njoftimi zyrtar:
“ZYRTARE
MIRËSEVJEN BLEDI SHKËMBI!
Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh e blu.
Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana.
Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të sezonit 2024-2025!”, lexohet në komunikatën zyrtare të bardhebluve.