Federata Shqiptare e ka vendosur përfundimisht: Tirana – Vllaznia do të luhet të premten në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Fillimisht ishte caktuar të zhvillohej të shtunën, por më pas ka ndryshuar axhenda e klasikes së Shqipërisë.

Ky takim është i vlefshëm për javën e 12-të të Superiores dhe pritet me mjaft interes nga kampet respektive. Bardheblutë vijnë pas barazimit dramatik 1-1 me Teutën, ndërsa Vllaznia pas humbjes në shtëpi ndaj Bylisit.

Fakti qe kjo e fundit luajti pasditen e djeshme u mendua se do te bente te mundur shtyrjen e ndeshjes se rradhes, por nuk ka ndodhur keshtu sepse Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur te zbatje kalendarin e percaktuar qe me perpara.

Kryeqytetasit ndodhen në vendin e tretë, 3 pikë pas Partizanit kryesues. Ndërsa shkodranët renditen në pozicionin e shtatë me 15 pikë. Keta te fundit vijne pas dy humbjeve rradhazi dhe per rrjedhoje do te tentojne te mos munden ne takimin e rradhes, ndonese luajne ne transferte.
www.shkodrasport.com