Gareth Bale është zyrtarisht futbollist i Tottenhamit, pasi klubi londinez ka mbyllur huazimin e tij për një vit.

Uellsiani është kthyer në klubin ku shkëlqeu përpara se të bënte hapin gjigant të transferimit tek Reali i madridit.

31-vjeçari fluturoi në Londër të premten pasi “Spurs” ranë dakord të paguanin pagën e tij rreth 20 milionë funte dhe tarifën e huazimit.

Bale i cili fitoi dy tituj në La Liga, katër trofe të Ligës së Kampionëve, si dhe një Copa del Rey, do të veshë fanellën me nr. 9 te Tottenham.