Gugash Magani është trajneri i radhës nga Shqipëtia që merr drejtimin e një skuadre në Kosovë. Ai është zyrtarizuar nga kampioni në fuqi, Trepça ’89. “Edhe zyrtarishtë trajneri i ri te KF Trepça’89 FC, Gugash Magani, ku me të do të punojnë edhe Sabit Osmani, Klodian Dervishi dhe Enver Salihu”, shkruan faqja zyrtare e 89-shit në Facebook.

Sipas mitrovicasve, ata në ditët në vijim do të zyrtarizojnë miqësoret ndërkombëtare, gjatë përgatitjeve që do t’i mbajnë në Turqi.