Vjen zyrtarizimi i rikthimit të Jadon Sanchos te Borussia e Dortmundit. Nënkampionët e Gjermanisë kanë prezantuar sulmuesin e majtë anglez, i cili vjen në një huazim 6-mujor nga Manchester United.

Klub ku u transferua nga Dortmundi për 85 mln euro në verën e vitit 2021. Tashmë bën prapakthehu në “Signal Iduna Park” me misionin për të gjetur formën më të mirë dhe për të ndihmuar skuadrën e Terzic.

Drejtuesit e klubit gjerman do të paguajnë 4 mln euro për huazimin e 23-vjeçarit, të cilin e pret fanella me numrin 10. Sancho kaloi katër sezone (2017-2021) të jashtëzakonshme në Bundesliga.

“Jadon është një futbollist që bën diferencën dhe mezi po pres ta shoh sërish me fanellën verdhezi. Ai i njeh qytetin, stadiumin, tifozët tanë dhe klubin tonë.

Edhe pse nuk ka luajtur ndeshje gjatë muajve të fundit, ne jemi të sigurt se do të gjejë gjejë formën e tij më të mirë dhe do të na ndihmojë në realizimin e objektivave me cilësitë e tij”, u shpreh Sebastian Kehl, drejtori sportiv i Dortmundit.