Darko Dodev është zyrtarisht pjesë e FC Shkupit. Futbollisti ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.
Klubi ndau rrugët me futbollistin maqedonas pas përformancave të dobëta të këtij të fundit. Dodev u afrua te Vllaznia në merkaton e verës së kaluar, por nuk arriti t’i bindë më gjatë drejtuesit.
Me ardhjen e tij, FC Shkupi do të ketë një përforcim të rëndësishëm në sulm, i cili do të rrisë shanset për të arritur objektivin e skuadrës.
Gjatë karrierës së tij, Dodev ka luajtur gjithashtu edhe me Bregallnicën, Sileksin, Tikveshin dhe Metalurgun.