Ish-sulmuesi i Vllaznisë, Fahrudin Gjurgjeviç do të vijojë karrierën në Maqedoninë e Veriut.

Sulmuesi 30-vjeçar nga Shkupi, është rikthyer për herë të tretë te skuadra e Makedonija Gj.P, teksa më herët është aktivizuar te kjo skuadër edhe në skuadrat 2009-2010 dhe 2013-2014.

Me skuadrën e Vllaznisë, sulmuesi sezonin e kaluar realizoi 4 gola në 35 ndeshje.

Vlen të theksohet se Gjurgjeviç, në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Vardarit, Rabotniçkit, ekipit serb Spartak, me boshnjakët e Zijezdas si dhe me skuadrat çeke Varnsdord dhe Hradec Kralove.

Në Ligën e Parë, Gjurgjeviç numëron 67 ndeshje dhe 25 gola. Tashme mbetet per t’u pare se cila do te jete paraqitja e tii me ekipin e tij te ri.