Largimi i tij nga Tirana natyrisht qe u krijoi iluzionin shume skuadrave per ta bere pjese te tyren ne vazhdim dhe ne mes tyre ka qene edhe Vllaznia e cila eshte perfolur per kete gje.

Por nuk do te ndodhe keshtu. Edon Hasani gjen menjëherë skuadër dhe madje jashtë Shqipërisë. “Panorama Sport” zbulon se ish-mesfushori që u largua nga Tirana si kampion pas përfundimit të kontratës, ka firmosur pak minuta më parë për klubin turk të Ligës së Parë, Ankara Keçiorenguçu, që mbylli kampionatin e fundit në vendin e tetë.

Mesfushori shkodran ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon. Skuadra me bazë në kryeqytetin turk synon ngjitjen në Superligë në kampionatin e ri dhe ky transferim i Hasanit vjen në momentin më kulminant të karrierës.

28-vjeçari u kërkua edhe nga Vllaznia, por ofertë nga Turqia ishte e pa refuzueshme. Per rrjedhoje shkodranet apo dhe ndonje ekip tjeter qe ka dashur ta kete ne rradhet e tij, tashme duhet te mendojne per zgjidhje te tjera.