Ish-mbrojtësi i majtë i Kuklësit, i cili u shpall dhe kampion në vitin 2017, Simo Rumbullaku, ka firmosur me klubin grek, Ionikosin.
Rrumbullaku u aktivizua për disa vite në kampionatin rumun dhe duket se tashmë ai është gati për një aventurë të re në Greqi.
30-vjeçari firmosi një kontratë 6-mujore me klubin helen, me të drejtë rinovimi dhe për një vit tjetër.