Dihej që nuk do të ishte më pjesë e Egnatias, por tashmë është zyrtare. Redi Kasa është prezantuar në Slloveni tek ekipi i Olimpija Ljubljana.
Kujtojmë që 21-vjeçari u transferua tek Egnatia në merakton e dimrit të këtij viti, por me paraqitjet fantastike me fanelën e rrogozhinasve arriti të tërhiqte vëmendjen e shumë ekipeve.
Redi Kasa është në huazim tek sllovenët, por këta të fundit kanë të drejtën e blerjes në fund të sezonit aktual. Ne fakt gjate dites se sotme u raportua se ai do te shitej dhe rrogozhinasit do te perfitonin rreth 400 mije euro nga kjo, por per momentin gjerat kane marre rrjedhe tjeter.
Olimpija deshiron te bindet fillimisht per vlerat e lojtarit dhe me pas te paguaje per te blere kartonin e tij. Ne kete menyre ky sezon do te jete shume i rendesishem per Redi Kasen, por njekohesisht edhe per Egnatian, per te perfituar nje shume te konsiderueshme nga shitja e tij./SHKODRA-SPORT.COM/