Ditet kalojne dhe sfida e shumepritur e Vllaznise ne turin e pare te “UEFA Women Champions League” po afron. Siç eshte bere e ditur prej kohesh, kjo ndeshje do te luhet me date 21 gusht ne Mal te Zi, por nuk ka patur shume detaje per oren dhe qytetin se ku do te luhet.
Nderkohe se fundi, ka qene vete UEFA qe ka zyrtarizuar orarin e ndeshjes per kampionen e Shqiperise. Ajo do te ndeshet ne oren 18.00 me fituesen e çiftit Brezniva (Mali i Zi)- Spartak Myjava (Sllovaki). Perballja ne mes ketyre dy ekipeve do te luhet me 18 gusht po ne oren 18.00 ne stadiumin e qytetit te Budvas.
Tashme mbetet per t’u par edhe nese edhe sfida e Vllaznise ndaj ketij kundershtari do te zhvillohet ne Budva apo Podgorice, gje e cila do te mesohet shume shpejt. Pavaresisht ketij fakti, objektivi i vajzave kuqeblu padyshim qe do te jete fitorja dhe kualifikimi per here te trete ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes.
Per ta arritur kete objektiv, presidenti Matija ka bere te mundur edhe forcimin e skuadres me disa lojtare cilesore. Tek Vllaznia prej disa ditesh po sterviten tre futbolliste amerikane, nje e kombetares malazeze dhe dy te kombetares kosovare.
Objektivi me 21 gusht, kushdo qofte kundershtari do te jete padyshim fitorja dhe kalimi ne turin tjeter. Ne kete ndeshje pritet te jene te pranishem edhe tifoze shkodrane qe do te udhetojne drejt Malit te Zi per te mbeshtetur vajzat kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/