Pak dite me pare, institucioni i futbollit europian (UEFA) kishte caktuar treshen e arbitrave qe do te drejtonin sfiden e pare ne mes Vllaznise dhe Universitatea Craiova e vlefshme per “UEFA Europa Conference League” dhe qe do te luhet me 21 korrik ne ora 21.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Per kete ndeshje, siç eshte bere e ditur tashme, kryesor do te jete Paul McLaughlin i cili do të ndihmohet në të dy linjat nga Christopher Campbell dhe Eoin Michael Harte.
Por nderkohe sot eshte mesuar edhe treshja qe do te arbitroje keto dy skuadra edhe ne sfiden e kthimit, ate qe dp te luhet ne Krajove me 28 korrik ne oren 19.30.
Per kete ndeshje do te jete nje treshe çeke, me arbiter kryesor Ondřej Berka, i ndihmuar nga asistentët Matěj Vlček dhe Jakub Hrabovsky. Shkodranet kane nje histori te hidhur sezonin e kaluar me arbitrin e ndeshjes Siroki Brijeg- Vllaznia (3-1) dhe shpresojne qe gjera te tilla te mos i ndodhin edhe sivjet./SHKODRA-SPORT.COM/