Një kthesë e pabesueshme ka ndodhur në merkato për Valon Berishën.
Sulmuesi i Kosovës i cili aktivizohej tek Salzburg më herët u raportua se do të transferohej tek Sampdoria ku thuajse u bë zyrtare.
Por skuadra italiane i ka surprizuar të gjithë kur ka konfirmuar në Twitter se lojtari do të transferohet në Lazio.
Ky është transferimi i tretë i Lazios në këtë merkato dhe shqiptari i dytë, pas Riza Durmishit i cili është zyrtarizuar më herët.
Durmishi luan me kombëtaren e Danimarkës, por këtë Botëror nuk është thirrur.
Berisha ka firmosur një kontratë 5 vjeçare.