Pas nje eksperience shume pozitive me ekipin e Struges ku u shpall dhe kampion i Maqedonise se Veriut, mbrojtesi Vangjel Zguro rikthehet te luaje ne kampionatin shqiptar, madje me njeren prej skuadrave me te njohura te tij.
Mbrojtesi i majte është zyrtarisht lojtari më i ri i Partizanit. Këtë lajm e bën publik klubi i “Të Kuqve” të kryeqytetit, i cili thekson se mbrojtësi ka firmosur për të qenë pjesë e Partizanit për një sezon.
“ZYRTARE, VANGJEL ZGURO VISHET I KUQ
FK Partizani njofton arritje e marrëveshjes me Vangjel Zguron. Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive në Maqedoninë e Veriut ku fitoi titullin kampion me Strugën. Zguro ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1-vjeçare”-njofton Partizani.
Ne fakt, pas zyrtarizimit te ketij lojtari, te shumta kane qene reagimet e tifozeve te kuq te cilet kane dale hapur kunder Zguros, pikerisht per vete karakterin e veshtire te tij dhe po ashtu edhe per problemet qe ka patur me tifozerite e te gjithe ekipeve te tjera.