Vllaznia është në përgatitje të sezonit të ri, me disa elementë të talentuar të akademisë që janë bashkuar me ekipin e parë. Tanimë në Shkodër kanë nisur edhe lëvizjet në pankinë, me Vioresin Sinanin që projektohet si krahu i djathtë i Thomas Brdariç.
Lajmi u be i ditur mesditen e sotme nga gazeta “Shkodra Sport” dhe eshte konfirmuar ne oren 17.15 kur skuadra ka zbritur ne fushen e stadiumit “Loro Boriçi” per te zhvilluar seancen e pare stervitore teksa Sinani ka qene perkrah Brdariç, Borshit, Lekiqit e Locajt.
Bashke me ta ka qene edhe drejtori sportiv Osmani, stafi mjekesor dhe plot 27 futbolliste ne kete seance te pare. Per Sinanin ne kete menyre nis nje detyre e re, te cilen ne fakt e ka bere edhe para dy sezonesh, teksa me pas per disa kohe beri edhe detyren e drejtorit sportiv nderkohe qe ne sezonin e fundit ishte trajner i ekipit U19.
Me te ne pankine, sigurisht qe Vllaznia perfiton jo pak por edhe vete Sinani do ta kete si nje eksperience pozitive e cila do ta ndihmoje per vazhdimin e metejshem te karrieres se tij./www.shkodrasport.com/