Kishte disa dite qe perflitej dhe vetem sot eshte zyrtarizuar. Nevil Dede do te jete trajneri i ri i skuadres se Elbasanit. Akordi eshte arritur dhe po ashtu edhe hedhja e firmes ne kontrate.

Prezantimi para mediave i Dedes do të bëhet ditën e mërkurë në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa objektivi i tij është që të rikthejë Elbasanin në Superiore. Dede rikthehet në këtë mënyrë në krye të stolit pas një pushimi të shkurtër ku së fundmi ishte trajneri i Dinamos në të parën.

Njoftimi i klubit:

“ : Nevil Dede trajner i Elbasanit

Ju njoftojmë zyrtarisht se Nevil Dede do të jetë “timonieri” i ekipit verdheblu për sezonin e ardhshëm.

Prezantimi i trajnerit Dede do të zhvillohet të mërkurën në orën 13:00 në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”.