Një lajm shumë i mirë për të gjithë tifozët ka ardhur ditën e sotme nga Itali, ku qeveria ka lejuar që lojtarët e klubeve italiane të rinisin stërvitjen.
Është marrë vendimi që të gjithë sportistët mund të rinisin stërvitjet e tyre, në ambiente publike ose private. Gjithashtu një rregull i vendosur është që të respektohet distanca 2 metër nga njëri-tjetri.
Kjo mënyrë stërvitje do të fillojë nga dita e nesërme deri në 17 maj ku do të jepet një vendim tjetër dhe mund të lejohet stërvitja në grup të plotë për të gjithë.
Tashmë pritet të përcaktohet edhe data se kur do të rinisë Serie A, duke parë që edhe situata po shkon drejt normalizimit.