Ndonese duhen edhe 25 dite nga momenti kur do te luhet ndeshja e kthimit e turit te pare te “UEFA Europa Conference League”, tashme eshte percaktuar edhe data e sakte dhe orari se kur do te luhet ajo.

E kemi fjalen per sfiden ne mes Vllaznise dhe Linfield. Klubi shkodran ka vendosur qe ta luaje kete perballje te luhet mbremjen e se enjtes te dates 20 korrik dhe pikerisht ne oren 20.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Vendimi tashme eshte zyrtar dhe eshte i konfirmuar edhe ne faqen e UEFA-s. Ne kete menyre te dyja ndeshjet do te luhen ne te njejtin orar, si ne Belfast ashtu edhe ne Shkoder.

Kuptohet qe interesimi pritet te jete i konsiderueshem, megjithate gjithçka varet edhe nga rezultati i sfides se pare ne Irlanden e Veriut. E rendesishme eshte qe tashme Vllaznia e ka kthyer ne nje ritual te zakonshem pjesmarrjen ne Kupat e Europes dhe kjo po ndodh per te tretin vit rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/