Vllaznia e ka marre shume seriozisht ndertimin e skuadres per sezonin e ri dhe perpos blerjeve “big” drejtuesit e klubit kane menduar edhe per te ardhmen duke i hedhur syte nga Akademia.
Si rrjedhoje, pasi kemi lajmeruar per nje akord paraprak edhe me Kevin Dodaj, tashme vjen zyrtarizimi i nje tjeter kontrate. Behet fjale per mesfushorin 19 vjeçar Ersi Zaganjori.
Ka qene vete klubi shkodran qe permes nje video shume domethenese, ka bere te ditur firmosjen e kontrates me kete lojtar. Nje video ku ai shihet duke xhongluar me topin fillimisht ne fushen sportive “Reshit Rusi”, aty ku eshte stervitur dhe luajtur me Akademine dhe me pas ne “Loro Boriçi”.
“E kam nisur futbollin para 13 vitesh, me endrren e madhe qe nje dite te behem pjese e ekipit te pare te Vllaznine. Une besova dhe sot jam ketu”- thote Zaganjori ne kete video. Mesohet se lojtari ka firmosur per 3 vitet e ardhme me klubin kuqeblu./www.shkodrasport.com/