Kishte kohe qe perflitej por duket se mungesa e gjetjes se akordit me klubin e shtyne largimin e tij. Megjithate nga sot, kjo eshte zyrtare: Xhelil Asani nuk do te jete me pjese e Vllaznise.

Ka qene vete klubi shkodran qe e ka bere te ditur kete gje permes nje komunikate per shtyp ku njekohesisht e falenderon per ate se çka ka dhene per skuadren e tyre ne gjysmen e pare te ketij sezoni, ku ne fakt ka luajtur shume pak per arsye demtimi.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur me mirëkuptimin bashkëpunimin me futbollistin Xhelil Asani. Ne e falenderojmë për kontributin e dhënë për skuadrën tonë në gjysmën e parë të këtij sezoni dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Faleminderit Xhelil Asani!”- shkruhet ne njoftimin e klubit Vllaznia.

Me largimin e ketij futbollisti shkon ne kater numri i tyre te larguar pasi me pare kjo ka ndodhur edhe me Konstatin Cheshmedjiev, Darko Dodev dhe Redon Dragoshi. Merkato ne dalje ne kete menyre eshte mbyllur dhe tashme priten levizjet ne hyrje ku deri tani ka firmosur vetem mbrojtesi brazilian Andrey Yago./SHKODRA-SPORT.CO/