Pak dite me pare u demtua gjate nje ndeshje me ekipin U21 ku ishte duke luajtur dhe me shume mundesi do t’i nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale. E kemi fjalen per futbollistin Arton Podrimcaku.

Por nga dita e sotme ai nuk eshte me pjese e Vllaznise. Kjo sepse nga sa ka bere te ditur zyrtarisht edhe vete klubi shkodran, kontrata ne mes dy paleve eshte nderprere me mirekuptim mes tyre.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Arton Podrimcaku dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”- shkruhet ne njoftimin e shperndare nga klubi shkodran.

Kujtojme qe Podrimcaku erdhi gjate merkatos se veres per te qene nje alternative e Andrey Yago ne krahun e majte te mbrojtjes, por ka luajtur vetem ne tre ndeshje dhe ne nje total prej vetem 8 minutash me fanellen kuqeblu. Si rrjedhoje e kesaj situate, por edhe e demtimit te pesuar, duket se palet e kane pare te arsyeshme qe ky bashkepunim te nderpritet./www.shkodrasport.com/