Dy ditët e fundit ka patur njëfarë lëmshi sa i takon orarit të zhvillimit të ndeshjes Vllaznia- Partizani.
Ndonëse ishte njoftuar nga FSHF që ky takim do të luhej të mërkurën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, kompania që transmeton ndeshjet e Superligës në njoftimin e saj kishte zyrtarizuar orën 17.00 për zhvillimi e këtij takimi.
Por burime zyrtare pranë Klubit Vllaznia pak minuta më parë, kanë bërë të ditur se pas kontaktit të sotëm me Federatën është zyrtarizuar sërish ora 14.00 për ndeshjen ndaj Partizanit.
Tashmë pra nuk ka më dilema. Ky është një takim i rëndësishëm dhe tifozët shkodranët duhet patjetër të jenë në shkallët e stadiumit.
Për ta mbështetur skuadrën e tyre për marrjen e një fitoreje që do ta ndihmonte për ecurinë e saj të mëtejshme në kampionat.
© shkodrasport.com