Vllaznia ben realitet blerjen e pare ne merkaton e janarit. Ndonese syte kane qene te perqendruar tek Shkodran Mustafi, ne fakt ai qe ka firmosur eshte nje tjeter mbrojtes.

Behet fjale per Andrey Yago da Silva Mesquita Almeida, i cili luan ne rolin e mbrojtesit te majte dhe kohet e funmdit ka luajtur ne kampionatin maqedonas. Lojtari ka qene ne stervitje paraditen e sotme, nderkohe qe vete klubi shkodran sapo ka zyrtarizuar edhe firmen me te.

Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia per kete blerje”

“KF Vllaznia bën të ditur se pjesë e tij nga sot është edhe futbollisti brazilian Andrey Yago da Silva Mesquita Almeida. Ai është 26 vjeç dhe luan në rolin e mbrojtësit të majtë dhe ka firmosur një kontratë 1+1 me klubin tonë.

Andrey Yago ka luajtur më parë në Brazil, Portugali dhe Maqedoninë e Veriut. Tani i urojmë suksese me fanellën kuqeblu.

Welcome Andrey Yago!”