Pas Amir Kahrimanoviç, Vllaznia ben realitet edhe goditjen e dyte ne merkato. Diten e sotme klubi shkodran ka prezantuar blerjen e rradhes, pikerisht mesfushorin Ardit Deliu.

Kavajasi qe ne dy sezonet e fundit ka qene pjese e Tiranes, nga sot eshte zyrtarisht pjese e kuqebluve. Ka qene vete klubi Vllaznia qe e ka prezantuar permes nje videoje te rregjistruar ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” pas hedhjes se firmes ne kontrate.

Ne kete menyre me ardhjen e ketij futbollisti duket se zyrtarizohet edhe largimi i Lorik Boshnjakut, te cilit i ka perfunduar kontrata ne Shkoder dhe eshte vene ne kerkim te nje skuadre tjeter.

26 vjeçari kavajas konsiderohet nje goditje e rendesishme ne merkato per Vllaznine sepse njihen vlerat e ketij lojtari si tek Laçi ashtu edhe se fundi tek Tirana dhe natyrisht qe stafi kuqeblu pret shume prej tij./www.shkodrasport.com/