Vllaznia nuk humb kohe. Pas drejtorit sportiv, neser do te prezantoje edhe trajnerin e ri si dhe stafin e tij. Kjo do te behet ne nje ceremoni qe do te zhvillohet ne oren 11.00 ne sallen e konferencave te stadiumit “Loro Boriçi”.
Ndonese vete klubi ne njoftimin e tij nuk ka bere te ditur emrin e trajnerit te ri, me shume te ngjare ai eshte gjermano-kroati Thomas Brdariç.
Interesant eshte te mesojme se kush do te jene pjestaret e tjere te stafit teknik dhe mbetet per t’u pare nese do te vazhdojne te jene serish Safet Osja e Ideal Lekiqi, apo do te kete zgjedhje te tjera. Gjithçka do te mesohet neser ne oren 11.00. Ja njoftimi i klubit shkodran:
NJOFTIM PËR MEDIAT
KF Vllaznia bën të ditur se nesër në orën 11.00 në sallën e konferencave të stadiumit “Loro Boriçi” do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri të ekipit të parë si dhe i pjestarëve të tjerë të stafit teknik.
Ftojmë mediat e interesuara të jenë të pranishme. Faleminderit!