Duke filluar nga e shtuna, sponsori me i ri i Klubit te Futbollit Vllaznia eshte “Hospital One”. Ky i fundit ka arritur nje marreveshje sponsorizimi dhe tashme ne fanellat e kuqebluve dhe kudo tjeter, emri qe do te vendoset eshte i tij.
Ai ka zene vendin e “Bavaria” i cili ishte sponsori i skuadres shkodrane ne sezonin e kaluar dhe per sezonin 2022-2023 do te jete sponsori gjeneral i saj. Por per ta zyrtarizuar kete gje, mesohet se pasditen e se shtunes do te zhvillohet nje ceremoni prezantimi.
“Shkodra Sport” meson se fillimisht prezantimi i sponsorit te ri do te behet para mediave ndersa ne oren 19.00 eshte planifikuar nje koktej ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” ku do te jene te ftuar shume personalitete te futbollit dhe jo vetem.
“Hospital one” eshte nje biznes i ri qe do te hapet se shpejti ne Shkoder dhe padyshim qe do te jete nje risi per kryeqendren e Veriut. Per me teper, qe perpos funksionit te saj spitalor, tashme te gjithe do ta njohin edhe si sponsorin e Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/