Vllaznia duket se e ka marre shume seriozisht çeshtjen e futbollisteve te rinj, te dale nga Akademia e saj. Perpos promovimit duke i aktivizuar ne ndeshjet zyrtare, drejtuesit kuqeblu po mendojne edhe per te ardhmen duke rinovuar me ta, ne menyre qe te mos i lere te largohen lehte.

Ne kete menyre, pas rinovimit pak dite me pare me sulmuesin Antonio Delaj, sot eshte zyrtarizuar edhe rinovimi me nje tjeter futbollist. Behet fjale per portierin Kristin Qarri. Te Vllaznia jane duke i besuar maksimalisht atij dhe kete e tregon qarte edhe rinovimi edhe per dy sezone te tjera.

Nje gje e tille behet e ditur nga njoftimi i shperndare pak minuta me pare nga vete klubi shkodran i cili ben te ditur se portieri do te jete i veshur kuqeblu deri ne vitin 2027.

“KF Vllaznia ka kenaqesine te njoftojne arritjen e akordit dhe firmosjen e zgjatjes se kontrates deri ne vitin 2027 me portierin Kristi Qarri”- shkruhet ne kete postim./www.shkodrasport.com/