Pak orë përpara mbylljes së merkatos së janarit, Mërgim Vojvoda është larguar nga Torino përfundimisht. Gjithsesi mbrojtësi shqiptar do të vazhdojë karrierën në Serie A.
Como do të jetë skuadra e ardhshme e 30-vjeëarit të përfaqësueses së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vetë skuadra që drejtohet nga Fabregas përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.
Shuma që mbushi arkat e Torinos nga transferimi i lojtarit është 1.5 milionë euro. Kontrata që ka firmosur Vojvoda do ta mbajë të lidhur me Comon deri në qershorin e vitit 2028.