“Po flasim për ekzistencë, jo për të ndihmuar futbollin që i deklaron rrogat si punonjës fasonerish”, kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama në këtë periudhë të vështirë prej Coronavirusit, ka nxitur reagime të shumta në vend.
Së fundmi është Sokol Çekaj, ish-arbitër i kampionatit shqiptar, tashmë në rolin e vëzhguesit pranë FSHF-së që i bën apel Ramës për të dhënë kontribut financiar edhe për sportin.
Ai i kujton kryeministrit taksat që paguan nga rroga që merr, teksa thekson se pagesat tatohen 15 përqind. Pikërisht për Çekajn ky 15 përqindësh në këtë situatë të vështirë duhet kthyer.
“Duke parë situatën e krijuar nga COVID 19, qeveria Rama nxori paketat në ndihmë të popullsisë së papunën, por sporti u harruar. Përveç ekipeve, probleme këtu kanë edhe arbitrat, vëzhguesit, delegatët sepse disa prej tyre nuk kanë një punë të parë dhe puna e vetme që bëjnë dhe mbajnë familjen është me lekët që marrin nga shpërblimi që i jep FSHF, që ky tatohet 15 përqind nga qeveria. Por, kur duhet t’i ndihmojnë nuk ka lekë qeveria”, shkruan Sokol Çekaj./newsport/