Nga Endri ÇINARI

Ecuria fantastike e Vllaznisë ka marrë vëmendjen edhe në Maqedoninë e Veriut. Kjo për shkak edhe të trajnerit Qatip Osmani dhe zëvendësit të tij Bashkim Livoreka, të cilër po udhëheqin suksesshëm kuqeblutë. Për këtë ka folur së fundmi edhe në emisionin, Ora Sport, Faton Zylbehari, zëdhënësi për shtyp i Shkëndijës së Tetovës dhe kombëtares së Maqedonisë së Veriut.

Në fjalët e tij Zylbehari tha: “Edhe këtu e ndjekim shumë Superligën e Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit aty. Por në periudhën e fundit një vëmendje të madhe e sidomos në Tetovë ka marrë Vllaznia e Shkodrës. Ecuria fantastike që kanë pasur shkodranët ka bërë përshtypje.

Kjo edhe prej Qatos (Qatip Osmani), një trajner nga Tetova dhe një legjendë këtu. Pasi si futbollist ashtu edhe si trajner ku është shpallur kampion ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin maqedonas. Mund të them se tashmë Vllaznia është ekipi shqiptar i Superiores me më shumë tifozë në Tetovë, prej Osmanit dhe Bashikimit (Livoreka).

E shohim transforminin që ka marrë Vllaznia dhe kjo falë Qatip Osmanit. Një njeri që është një ekspert i futbollit dhe që këtë e përçon edhe tek skuadra. Shpresoj dhe uroj që në fund të sezonit, Vllaznia të shpallet kampion i Shqipërisë”./www.shkodrasport.com/